Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali “Kah Drita” rikthen traditën e jetës në stan, mbahet për herë të tretë në Junik (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2026 10:06

Në Junik do të mbahet festivali “Kah Drita”, ku vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër jetën tradicionale në stan, punët e përditshme të blegtorisë dhe të shijojnë produktet autentike të bjeshkës.

Përveç eksperiencës unike mes maleve, festivali sjell edhe këngë tradicionale, rrëfime të brezave dhe aktivitete që promovojnë trashëgiminë kulturore të zonës.

E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, për të folur rreth këtij organizimi ishte Doruntina Ukimeri nga CHWB Kosova.

“Festivali “Kah Drita” mbahet sivjet për të tretin vit me radhë në Junik. Festivali organizohet nga CHWB Kosova në kuadër të një projekti që quhet “Mirëdita Junik”, të cilin CHWB Kosova e zbaton tash e disa vite në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Ukimeri.

Ajo bëri të ditur se festivali “Kah Drita” organizohet sivjet për të tretin vit me radhë në Junik dhe zhvillohet në kuadër të projektit “Mirëdita Junik”.

“Projekti është shumë i bukur dhe shumë i vlefshëm. Ka shumë komponentë dhe njëra nga ato është edhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit. Kështu që “Kah Drita” është një nga produktet e këtij projekti, por që ngadalë-ngadalë po i merr këmbët që me vazhdu me u zhvillu edhe vetë, vit pas viti, me u bërë tradicional”, tha ajo.

lajme të ngjashme