Porto me ofertë konkrete për “dështakun” e Milanit NULL NULL 26.06.2026 09:30 26.06.2026 09:30 Sulmuesi meksikan i Milanit, Santiago Gimenez, i ardhur vetëm një vit e gjysmë më parë si një investim premtues, nuk ka arritur të tregojë pritshmëritë në Serie A. Sipas raportimeve të SportMediaset, FC Porto është shumë i interesuar për shërbimet e tij dhe tashmë ka nisur negociatat me klubin italian. Oferta e portugezëve raportohet të arrijë rreth 35 milionë euro, prej të cilave 28 milionë janë fikse dhe pjesa tjetër bonuse. Thuhet poashtu se Milan duket i hapur për një marrëveshje, ndërsa Porto shpreson që Giménez të rikthejë formën e tij të dikurshme si golashënues i spikatur.