Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet sekreti për të pasur dhëmbë të përjetshëm

NULL NULL
03.03.2016 22:30

Sekreti për të pasur dhembë të përjetshëm qëndron tek nofulla e peshkaqenit.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Sheffeld në Britani kanë identifikuar mekanizmin përgjegjës për rigjenerimin e dhëmbëve të peshkaqenit.

Sipas studimit të publikuar nga revista “Developmental Biology” rigjenerimi i dhëmbëve të peshkaqenit ndodh për shkak të disa qelizave epiteliale, shkruan tvklan. Studimet kanë provuar se këto qeliza gjenden gjithashtu edhe tek njerëzit.

Konsumimi i tepërt i sheqernave dhe mosmbajtja e një higjiene të rregullt orale, shkatërron dhembët e mijëra personave në gjithë botën.

Gjatë jetës peshkaqenët humbasin shumë dhembë dhe i zëvendësojnë brenda disa muajsh.

Ekipi i drejtuar nga studiuesi Gareth Fraser ka shqyrtuar embrionet e një peshkaqeni të llojit “Mustak”, duke identifikuar grupin e gjeneve përgjegjëse për programin e “rigjenerimit të përhershëm”.

Fraser deklaroi se lajmi i mirë është që këto gjene janë përgjegjëse edhe për zhvillimin e dhëmbëve të njerëzve.

lajme të ngjashme