Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vajza e tij urinon në shtrat”, argumenti që ndaloi dëbimin e dilerit shqiptarit nga Britania

NULL NULL
27.07.2026 17:39

Një shtetas shqiptar është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ishte dënuar për vepra të rënda penale, pasi një gjykatë kishte vlerësuar se dëbimi i tij do të kishte ndikim të rëndë te vajza e tij, e cila vuan nga probleme emocionale.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara së fundmi, 38-vjeçari Shpresim Koka kishte deklaruar në një seancë të vitit 2025 se vajza e tij kishte nevojë për ndërhyrje terapeutike, pasi vuante nga urinimi i pavullnetshëm gjatë natës, problem që, sipas tij, ishte përkeqësuar gjatë kohës kur ai ndodhej në burg.

Koka kishte mbërritur në Britani në vitin 2001, në moshën 14-vjeçare, duke thënë se ishte refugjat nga Kosova.

Në vitin 2017 ai u dënua me 21 muaj burg për përfshirje në një rrjet të pastrimit të parave të lidhura me trafikun e drogës, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte arrestuar nga Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA), pasi kishte dorëzuar mbi 300 mijë funte në zonën e Park Royal, në perëndim të Londrës.

Pas vuajtjes së dënimit, autoritetet britanike kishin nisur procedurat për dëbimin e tij.

Megjithatë, ai mbeti në Britani dhe më vonë u dënua edhe me tre vjet burg për trafikim kokaine.

Në shkurt të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë për çështjet e emigracionit vendosi që Koka të mos dëbohej, duke arsyetuar se largimi i tij do të kishte “pasoja jashtëzakonisht të rënda” për vajzën e tij.

Megjithatë, Ministria e Brendshme e Britanisë e apeloi vendimin, ndërsa javën e kaluar një gjyqtar e rrëzoi atë, duke vlerësuar se përmbante “gabime materiale në zbatimin e ligjit”./Klankosova.tv

lajme të ngjashme