Zbulohet një pikturë e panjohur e Van Gogut (FOTO) NULL NULL 18.09.2021 13:44 18.09.2021 13:44 Një muze holandez ka zbuluar veprën e panjohur të Van Gogut, ku shihet një plak i rraskapitur. Skica ka qenë në koleksionin privat të një familje holandeze për më shumë se një shekull, por për herë të parë u shfaq të enjten në muzeun e Amsterdamit Publiku do të mund ta shohë atë deri më 2 janar, para se të kthehet në koleksionin privat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Vizatimi i bërë me laps, përshkruan një punëtor të moshuar të veshur me jelek, pantallona dhe çizme, të ulur në një karrige prej druri me kokën në duar. Studiues i lartë në Muzeun “Van Gogh”, Teio Meedendorp tregoi se ky vizatim nuk është shfaqur kurrë më parë. “Ky nuk është parë kurrë më parë askund, është hera e parë që shfaqet”, u shpreh Meedendorp. Tutje, ai shtoi se është e pamundur të përcaktohet vlera e një vepre të tillë.