Zbulohet metali më i lehtë në botë NULL NULL 14.10.2015 11:25 14.10.2015 11:25 Është zbuluar metali më i lehtë në botë, dhe quhet “microlattice”. Ky produkt është 99.99% ajër dhe do të përdoret si komponent primar në inxhinierinë e hapësirës ajrore e do të përdoret për ndërtimin e raketave të hapësirës, shkruan Telegraph, transmeton Klan Kosova. Ky komponim metalesh është punuar nga Boeing dhe për qëllim ka zvogëlimin e peshës së aeroplanëve që prodhohen nga kjo kompani dhe për ta ulur shumën e shpenzimeve të naftës. Është një shpikje shumë e rëndësishme për shkak se edhe pse është shumë e lehtë, është e përpunuar nga një lloj shumë i fortë metali. Kjo do të ndikojë që aeroplanët e prodhuar me këtë lloj strukture metali, do të jenë harxhues të vegjël të lëndëve djegëse por do të kenë strukturë të fortë. Kompania e ka lansuar një video informuese në fillim të këtij viti, kur e prezanton konstruksionin e metalit në “high definition”, duke shpjeguar se pse është kaq e rëndësishme.