Zbulohet kush do të këndojë në ACM Awards 2019 NULL NULL 13.03.2019 22:30 13.03.2019 22:30 Academy of Country Music Awards do të mbahet në më pak se një muaj dhe tani ka dalë lista e të famshëmve që do të performojnë. Ngjarja do të zhvillohet në MGM Grand Garden Arena në Los Angeles, të dielën më 7 prill. Reba McEntire do ta udhëheqë ceremoninë madje edhe do të këndojë. Ajo do të jetë e shoqëruar nga Miranda Lambert, Maren Morris, Brothers Osborne, Kane Brown, Little Big Town, Thomas Rhett, Chris Stapleton dhe George Strait.