Zbulohet emri i djalit të dytë të Rihannës NULL NULL 08.09.2023 11:09 08.09.2023 11:09 Çifti i famshëm, Rihanna dhe A$AP Rocky! mirëpritën një djalë, fëmijën e tyre të dytë së bashku, muajin e kaluar, dhe një certifikatë lindjeje për foshnjën përfshin emrin dhe detaje të tjera. Sipas The Blast, Rihanna dhe Rocky kanë zgjedhur emrin e Riot Rose Mayers për të lindurin e tyre të dytë. Riot lindi më 1 gusht në orën 7:41 të mëngjesit në Spitalin Cedars Sinai të Los Anxhelosit. Më herët u raportua se ai kishte lindur më 3 gusht. Gazeta gjithashtu lë të kuptohet se emri Riot mund të ketë ardhur nga bashkëpunimi i Rocky me Pharrell Williams. Riot do t’i bashkohet vëllait të madh, RZA Athelston, i cili sapo mbushi 1 vjet në maj.