Zbulohet çka ndodhi sot në Shtime, ‘sebep’ i incidentit parkimi i automjeteve (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 18:20 30.01.2026 18:20 Personi që u arrestua sot në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Shtime dyshohet se nuk zbatoi urdhrat e Policisë, derisa zyrtarët policorë intervenuan për rregullimin e komunikacionit. Pamjet ekskluzive që i publikoi Klan Kosova tregojnë se i dyshuari i rezistoi tre policëve, ndërsa u përdor edhe forca. Rastin tashmë e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Vesli. Ai tha se rasti ndodhi rreth orës 16:20, pasi policia ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa automjete ishin parkuar në trotuar pranë shkollës, duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Si rezultat, një patrullë policore është dërguar në lokacion për të rregulluar komunikacionin, por i dyshuari i ka shpërfillur, çka ka detyruar njësinë policore që ta arrestojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor për procedura të mëtejme. Pamje ekskluzive: Policia tenton ta arrestojë qytetarin në Shtime, ushtrohet dhunë