Zbulohen mbetje të paraardhësve të njeriut NULL NULL 31.01.2017 08:32 31.01.2017 08:32 Shkencëtarët kanë zbuluar mbetje të paraardhësve të njerëzve, së bashku me një sërë speciesh tjera, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ata kanë thënë se gjurmët e fosilizuara të krijesës 540 milionë vjet të vjetër, janë të ruajtura shumë mirë. Kafsha mikroskopike e detit, është hapi i parë që ka quar në rrugën evolucionit të krijimit të peshkut dhe më pas njerëzit. Ekipi hulumtues thotë se Saccorhytus është shembulli më primitiv i një kategorie të kafshëve të quajtur “deuterostomes”, të cilët janë paraardhësit e zakonshëm të një game të gjerë të specieve.