Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët e Meksikës i lënë pa gjumë Anglinë para përballjes

NULL NULL
05.07.2026 16:59

Pak orë para ndeshjes së shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë, një grup tifozësh meksikanë kanë krijuar atmosferë të pazakontë pranë hotelit ku është e akomoduar Kombëtarja e Anglisë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tifozët janë mbledhur në afërsi të hotelit, duke brohoritur dhe ndezur fishekzjarre me qëllim që t’u prishin qetësinë futbollistëve të Anglisë dhe t’i lënë pa gjumë para sfidës, transmeton Klankosova.tv.

Videoja është bërë virale në platformat sociale, ku shihen dhjetëra tifozë duke kënduar dhe festuar jashtë hotelit, në një përpjekje për të ushtruar presion psikologjik ndaj skuadrës së “Tre Luanëve” para ndeshjes.

Kujtojmë se përballja mes Meksikës dhe Anglisë zhvillohet sonte nga ora 02:00, sipas kohës në Kosovë.

Ndeshja pritet të jetë një nga më interesantet e kësaj faze, me të dyja kombëtaret që synojnë kualifikimin dhe një vend në raundin e ardhshëm të Botërorit.

lajme të ngjashme