Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Valverde në shitje, Manchester United shpreh interesim

NULL NULL
05.07.2026 17:11

Manchester United mund të përfshihet në një nga marrëveshjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës, pasi raportimet nga Spanja sugjerojnë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin uruguaian Federico Valverde.

Që nga marrja e drejtimit të “Los Blancos”, Mourinho ka nisur rindërtimin e skuadrës, duke afruar emra të njohur si Marc Cucurella, Bernardo Silva, Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, megjithatë, ndryshimet nuk pritet të ndalen me kaq, transmeton Klankosova.tv.

Sipas mediave spanjolle, tekniku portugez nuk e konsideron më Valverden si të paprekshëm, pavarësisht se mesfushori ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029.

Mourinho raportohet se synon një profil tjetër lojtari në repartin e mesfushës, ndërsa shitja e uruguaianit mund t’i sillte klubit të ardhura të konsiderueshme për transferime të tjera.

Në të njëjtën kohë, Manchester United vazhdon të kërkojë përforcime në mesfushë.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë transferuar Edersonin nga Atalanta, ndërsa më herët ishin lidhur edhe me Elliot Andersonin, Mateus Fernandesin dhe Sandro Tonalin, por nuk arritën t’i siguronin shërbimet e tyre.

Një tjetër zhvillim interesant lidhet me interesimin e Real Madridit për talentin anglez Kobbie Mainoo.

Mediumi Fichajes raportoi se gjiganti spanjoll vazhdon ta monitorojë nga afër 21-vjeçarin, pavarësisht se ai rinovoi kontratën me Manchester United deri në vitin 2031.

Kjo situatë ka nxitur spekulime se dy klubet mund të shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi, ku Federico Valverde do të transferohej në “Old Trafford”, ndërsa Kobbie Mainoo do të merrte rrugën drejt “Santiago Bernabeut”.

 

lajme të ngjashme