Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Zbulohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

NULL NULL
10.03.2026 14:20

Pas hedhjes së shortit, janë zbuluar edhe data e ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Më datë 8 prill (e mërkurë), do të zhvillohen dy sfidat e para që pritet të dhurojnë spektakël: • ​Llapi vs. Ferizaj • ​Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë • ​Llapjanët synojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas për të krijuar një avantazh të sigurt para udhëtimit të kthimit.

• ​Ballkani vs. Dukagjini • ​Stadiumi: Stadiumi i Qytetit, Suharekë • ​Thërandasit do të presin Dukagjinin në një përballje që premton luftë të fortë taktike. ​

Gjithçka do të vendoset dy javë më vonë, më datë 22 prill (e mërkurë), ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe ku do t’i mësojmë emrat e dy skuadrave që do të kalojnë në finale ku do të luftojnë për trofeun e çmuar./Klankosova.tv

lajme të ngjashme