Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohen bletët që jetonin në syrin e një gruaje (FOTO)

NULL NULL
10.04.2019 18:37

Një grua nga Taivani u trondit kur e zbuloi se një grup i bletëve po jetonin brenda syrit të saj – duke u ushqyer nga lotët.

28-vjeçarja e njohur vetëm si zonja He, mendoi se pluhuri i kishte hyrë në sy teksa ishte duke i pastruar barërat e këqija nga varret e disa të afërmve të saj. Sidoqoftë, pas disa orësh syri filloi t’i shkaktonte dhimbje dhe ënjtje dhe ajo vendosi të shkonte në spital, ku mjeku u trondit kur i pa katër bletë që jetonin në syrin e saj.

“Ajo nuk mundi ta mbyllte plotësisht syrin”, deklaroi ai për BBC. “Shikova për së afërmi me mikroskop dhe pash diçka të zezë që dukej si një këmbë insektesh”, transmeton Klan Kosova.

“E kapa këmbën dhe shumë ngadalë e largova njërën, më pas e pash edhe tjetrën dhe tjetrën. Ato ishin ende të paprekura dhe të gjalla”.

Këto insekte njihen edhe si bletët e djersitjes, meqë prekin njerëzit në mënyrë që të pijnë rruaza të djersitjes.

Mjeku beson se fakti që gruaja mbante lente dioptrike shpëtoi nga verbëria.

“Ajo kishte të vendosura lente dhe kështu nuk guxoi t’i prekte sytë për t’i kruar ose një gjë të tillë”, sqaroi ai. “Nëse do ta bënte, mund t’i kishte detyruar bletët që të prodhonin helm dhe kështu mund ta kishin verbëruar”.

Bletët janë edhe gjallë dhe janë dërguar në një organizatë për t’u studiuar.

lajme të ngjashme