Zbulohen 73 trupa në tri varre masive në spitalin “Nasser” NULL NULL 22.04.2024 14:07 22.04.2024 14:07 Varrezat masive ne ambientet e spitalit Nasser ne Gaza; Foto: Al Jazeera; Në ambientet e spitalit “Nasser” janë gjetur edhe tri varreza masive në të cilat ishin 73 trupa të njerëzve. Al Jazeera shkruan se në trupa kishte fëmijë, gra dhe të rinj që janë zhdukur gjatë dy muajve të fundit kur ushtria izraelite sulmoi për herë të parë spitalin. Stafi mjekësor dhe personeli ndërkombëtar që kanë vizituar spitalin e përshkruan atë si një “varrezë” pasi forcat izraelite bastisën ambientin, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.