Dafina Zeqiri sërish në qendër të vëmendjes, reagime për këngën dhe klipin e ri (VIDEO) NULL NULL 25.07.2026 20:37 25.07.2026 20:37 Dafina Zeqiri vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të skenës muzikore shqiptare. Këngëtarja ka marrë vëmendje të madhe së fundmi, jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për vendimin për të vazhduar aktivitetet artistike gjatë shtatzënisë. Projekti i saj i fundit ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, disa ndjekës kanë komentuar se kënga ka ngjashmëri me disa nga punët e saj të mëparshme, duke thënë se Dafina po ruan një stil të njohur për publikun, i cili vazhdon ta dëgjojë dhe ta përkrahë. Krahas muzikës, vëmendje ka marrë edhe videoklipi i këngës, për të cilin disa komentues kanë thënë se nuk lidhet mjaftueshëm me tematikën e projektit. Për më shumë ndiqeni videon nga Prive KlanKosova: