Ndërpritet miqësorja Llapi–Liria, Munishi e tërheq skuadrën nga fusha pas pakënaqësive me referimin NULL NULL 25.07.2026 21:47 25.07.2026 21:47 Ndeshja miqësore mes Llapit dhe Lirisë nuk ka arritur të përfundojë, pasi është ndërprerë para kohe pas një vendimi të trajnerit të skuadrës prizrenase, Ismet Munishi. Tekniku i Lirisë, Ismet Munishi, vendosi ta tërheqë ekipin e tij nga fusha, duke bërë që takimi të ndërpritet menjëherë, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, Klubi i Prizrenit në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka shënuar se ndeshja përfundoj me rezultat 0-0. Ndërsa skuadra nga Podujeva, ka shënuar se ndeshja është ndërprerë në minutën e 81-të të ndeshjes, shkak i pakënaqësive të trajnerit Munishi, i cili i largoj edhe lojtarët e Lirisë nga fusha. Ngjarja ka befasuar të pranishmit, pasi bëhej fjalë për një ndeshje përgatitore në prag të sezonit të ri, ku të dy skuadrat synonin të testonin gjendjen e ekipit.