Zbulimi që mund ta rishkruajë historinë e islamit NULL NULL 13.09.2015 17:34 13.09.2015 17:34 Një letër prej karboni mund të jetë dëshmia se Kurani apo disa pjesë të tij, mund të jenë më të vjetra se vetë profeti Muhamed, raporton Business Insider, transmeton Klan Kosova. Nëse për këto gjetje dëshmohet se janë të vërteta, mund të rishkruhet e tërë historia e Islamit dhe do të hidheshin dyshime mbi origjinën e shenjtë të librit të shenjtë. Studiuesit besojnë se një kopje e Kuranit ishte mbajtur në Librarinë e Birminghamit dhe ishte shkruar në mes diku mes vitit 545 dhe 568 pas lindjes së Krishtit. Sipas këtyre zbulimeve të reja, bije poshtë teoria se allahu e solli kuranin në tokë përmes Muhamedit bije poshtë për shkak se mendohet se ai ka lindur në vitin 570 dhe ka vdekur në vitin 632 pas lindjes së Krishtit. Ky dokument i gjetur në Librarinë e Birmingamit, mendohet të jetë shkruar shumë kohë para librit të shenjtë islamik. Ky libër mund të jetë shkruar para se të lindte Muhamedi apo novitet e hershme të fëmijërisë së tij.