Zbukurimet e Krishtlindjeve ngadalësojnë Wi- Fi NULL NULL 02.12.2015 17:18 02.12.2015 17:18 Edhe zbukurimet e Krishtlindjeve, bashkë me sende të tjera elektrike apo elektronike mund të ngadalësojnë shpejtësinë e lidhjes së internetit nëpërmjet Wi- Fi brenda shtëpisë. Kështu bën të ditur Ofcom, autoriteti britanik i komunikimit, me rastin e prezantimit të një aplikacioni që i jep mundësi konsumatorëve të verifikojnë shpejtësinë e lidhjes në rrjet, në shtëpi apo në zyrë. Në bazë të një hetimi të Ofcom, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë 6 milionë shtëpi e zyra të lidhura me Wi- Fi Checker, që të jep mundësinë të verifikosh shpejtësinë e cilësisë së lidhjes, në shtëpi apo zyrë. Nëse keni probleme të lidhjes, aplikacioni i sugjeron përdoruesve disa ndryshime, për shembull një pozicionim të ndryshëm të ruterit. Janë të shumta pajisjet që mund të interferojnë me Wi-Fi, thekson Ofcom, nga furra te mikrovala, apo dhe një llampë e dritave të pemës së Krishtlindjeve që do të ndizen në çdo shtëpi./Top Channel/