Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zare dil te fiku”, Ari Krasniqi befason me dashurinë për folklorin (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2025 10:09

13 vjeçari, Ari Krasniqi ishte pjesë e “Weekend” në Klan Kosova, ku tregoi më shumë për dashurinë e tij për folklorin.

Krasniqi zbuloi se karrierë n e kishte filluar në moshën 12 vjeçare, dhe dashurinë për vallëzimin e trashëgoi nga gjyshja.

“Kam qenë 12 vjeç kur jam bërë për herë të parë e festivalit “Zëbylbylat e Vicianës”, dhe juria vendosi me m’shti në ansambël.  U ndjeva shumë mirë që jam vlerësuar nga një juri e mençur”, tha Krasniqi.

Tutje, ai zbuloi se ka filluar të mësojë edhe me kitarën.

Këngëtari që i pëlqen më shumë Krasniqit është Ylli Limani, për të cilin thotë se “është ndër artistat më të mirë të kësaj kohe”.

Ndiqeni videon nga emisioni “Weekend” për më shumë detaje:

lajme të ngjashme