Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zakonet e përditshme që mund të dëmtojnë venat tuaja

NULL NULL
08.07.2021 17:21

Venat e fryra dhe me gunga mund të jenë prezente pothuajse tek kushdo.

Megjithëse nuk mund të parandalohen gjithmonë, janë disa veprime që ne i bëjmë çdo ditë e që mund të shkaktojnë theksimin e venave.

Po depiloni këmbët me nxitim

Nëse jeni mësuar t’i depiloni këmbët me nxitim, atëherë nuk po iu bëni asnjë favor venave tuaja. Prerja aksidentale me brisk mund të rezultojë me djegie të bezdisshme dhe gjithashtu mund të ndikojë në venat tuaja që janë të prirura për gjakderdhje.

Shumica e grave depilohen derisa bëjnë dush me ujë të ngrohte ose të nxehtë dhe kur aksidentalisht prehen me brisk nxehtësia mund ta bëjë gjakderdhjen edhe më keq. Për ta parandaluar këtë, zgjidhni brisqet që janë krijuar posaçërisht për lëkurë të thatë.

Po përdorni një furçë të thatë

Ju ndoshta keni parë blogerë që promovojnë masazhet me furça të thata, dhe megjithëse kjo metodë ofron disa përfitime kozmetike mund të dëmtojë më shumë venat tuaja.

Nëse përdorni furçë të thatë shumë shpesh ose shumë intensivisht, mund të preheni nga qimet e forta. Kjo i bën venat tuaja më të ndjeshme ndaj gjakderdhjes spontane dhe infeksionit.

Po konsumoni shumë sheqer

Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet, gjë që mund të dëmtojë dhe dobësojë venat.

Sasia e lartë e sheqerit gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë pompimin e gjakut siç duhet gjë që mund të shkaktojë zgjerimin dhe fryrjen e venave.

lajme të ngjashme