Yves Saint Laurent vjen përplot elegancë dhe spektakël mahnitës (FOTO) NULL NULL 03.10.2017 11:08 03.10.2017 11:08 Përderisa Kulla Eiffel shkëlqente në prapavijë, qindra spektatorë, u mahnitën me prezantimin e veshjeve glamuroze përplot shkëlqim, pupla e prerje elegante. Yves Saint Laurent gjithmonë ka simbolizuar diçka më shumë se sa Parisi, përveç se një brend mode me renome botëror, ky emër qëndron për elegancë, romancë e kod liberal të veshjes. Koleksioni i Vaccarello u shfaq si një udhëtim, që filloi me detaje “hippie” dhe përfundoi me traditën “haute couture” të Saint Laurent. Kritikë nga të gjitha anët e vlerësuan lartë këtë koleksion përderisa Vogue ka shkruar që ishte një “shpërfaqje briliante e seksualitetit, dhe qejfit për të gjitha gjeneratat”.