Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli – Trepça, kryendeshja e javës në Superligën e basketbollit

NULL NULL
08.03.2025 16:24

Ndonëse me formën aktuale dallojnë, Ylli dhe Trepça mbeten rivalët kryesorë të viteve të fundit, pasi për 3 vjet, u takuan dy herë në finale.

Ky ballafaqim i së dielës mbrëma që zhvillohet në palestren “13 Qershori” në orën 20:00, e mbyll xhiron e 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Klankosova.tv.

Paralelisht në Gjakovë, luhet një tjetër duel i fortë, ai mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Renditja tabelare në Procredit Superligën e Kosovës

Kjo javë basketbollistike nis sot me derbin e kryeqytetit, ku Bora përballet me Prishtinën, ndërkaq në Prizren, Proton Cable e pret Pejën.

Edhe këto dy takime nisin në orën 20:00, njofton Klankosova.tv.

Të gjitha ndeshjet elitare të basketbollit vendor, transmetohen ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës gjigante, Art Motion!

Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa
lajme të ngjashme