Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli po e mposht Trepçën, përjashtohet Drilon Hajrizi

NULL NULL
09.03.2025 20:49

Golden Eagle Ylli e nisi mbarë çerekun e parë në ballafaqim me Trepçën, në kryendeshjen e xhiros së 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

24:20 në të mirë të suharekasve u mbyll 10 minutshi fillestar në palestrën “13 Qershori”, raporton Klankosova.tv.

Fraksioni i dytë nisi me një dominim të mitrovicasve, por që shpejtë e morën vetën edhe vendasit, duke e përfunduar sërish në të mirë të tyre.

Në mes të këtij çereku, basketbollisti Drilon Hajrizi, i pakënaqur me një vendim të gjyqtarëve, reagon ashpër ndaj tyre, çka bëri që referët ta përjashtojnë nga loja.

Momenti kur Drilon Hajrizi përjashtohet nga gjyqtarët

Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 46:37.

Kjo super ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 4 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

lajme të ngjashme