Ylli pëson në shtëpi nga Prishtina NULL NULL 19.01.2025 20:13 19.01.2025 20:13 Prishtina e ka mposhtur si mysafire Yllin në Suharekë. Skuadra nga kryeqyteti fitoi në palestrën “13 qershori” me rezultat 69:76, në kuadër të javës së 17-të. Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Në çerekun e parë epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 5:11, por përfundoi 17:17. Kurse në periudhën e dytë ishin suharekasit ata që kishin gjashtë pikë epërsi 26:20, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsinë, duke përfunduar 26:26, për të shkuar në pushim me shifrat 43:43. Perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të parën, 17:17, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:60. Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76. Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime. Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje