Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli i filmave pornografikë shfrytëzonte famën për t’i përdhunuar gratë

NULL NULL
05.09.2021 19:38

Ylli i filmave për të rritur, Ron Jeremy, përfitonte nga fama e tij në mënyrë që të takonte gra të cilat i përdhunonte dhe i sulmonte seksualisht, sipas Jurisë së Madhe, shkruan the Independent.

Njëra prej akuzueseve e cila ka dashur të mbetej anonime ka pohuar se ajo i ishte afruar Jeremy-së në formë shakaje për t’i marrë autograf vetëm që më pas të sulmohej seksualisht nga ai.

Ndërkaq një grua tjetër, njashtu anonime, ka thënë që ai kishte shkuar në dhomën e saj të hotelit ku e kishte përdhunuar.

Jeremy është deklaruar se është i pafajshëm për të 34 akuzat që rëndojnë mbi të, ku prej tyre 12 janë për përdhunim.

lajme të ngjashme