Ylli fiton pa problem ndaj Dritës NULL NULL 08.04.2022 23:19 08.04.2022 23:19 Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat të lartë 110:49 (29:9, 23:13, 29:8, 29:19), në xhiron e 26 të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar. Vendasit e nisën shumë më mirë ndeshjen dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej 20 pikësh, 25:5, ndërsa çerekun e parë e fituan 29:9. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, që e fituan 23:13, duke shkuar në pushim me shifrat 52:22. Kampionët dhe liderët nuk u ndalën as në pjesën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë hapësirën dhe triumfuan 110:49. Ylli ka 20 fitore e gjashtë humbje, kurse gjilanasit 26 humbje nga 26 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë. /Klankosova.tv/