Ylli fantastik pas dy çerekëve të parë në “Minatori”, 30:40 po humb Trepça NULL NULL 01.11.2025 19:59 01.11.2025 19:59 Golden Eagle Ylli e ka mbyllur pjesën e parë në Mitrovicë, në avantazh ndaj Trepçës me rezultat 30-40. 10-minutëshi fillestar u takoi vendasëve me një posedim (20-18), raporton Klankosova.tv. Megjithatë “Xhebrailat” e arritën përmbysjen në çerekun pasues, për të shkuar në pushim me epërsi dyshifrore. Kjo super ndeshje e xhiros së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Artmotion. Komentator: Agon Fehmiu!