Zhduket një grua në Lipjan, familja raporton rastin në polici NULL NULL 01.08.2026 11:11 01.08.2026 11:11 Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Sipas Policisë së Kosovës, më 31 korrik 2026, një burrë ka raportuar se motra e tij kishte dalë nga shtëpia më 30 korrik, rreth orës 09:45, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer, ndërsa vendndodhja e saj mbetet e panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur. “Fsh. Vrellë e Magures, Lipjan 30.07.2026-09:45. Me datë 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, motra e tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.