Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli e Bora, fitojnë betejat e para të Kupës së Kosovës

NULL NULL
07.01.2026 23:06

Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepçës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Më i miri te vendasit ishte Shawn Jones me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishte Antwan Scot me 28 pikë e katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me 29 pikë.

Fitore arriti edhe Bora në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Rahoveci 029 me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18).

Më i miri te vendasit ishte Tyler Cheese me 25 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 23 pikë e gjashtë kërcime.

Më 21/22 janar zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet kualifikohen në gjysmëfinale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme