Yjet që nuk përpiqen të duken bukur medoemos (FOTO) NULL NULL 08.10.2019 09:00 08.10.2019 09:00 Në mënyrë që të duken mrekullueshëm në filma, sfilata dhe ngjarje të tjera të mëdha në botën e shoubizit dhe modës, yjet kujdesen vazhdimisht për pamjen e tyre. Prapa pamjes së tyre perfekte qëndron një ekip i tërë duke përfshirë stilistë, grimerë dhe dizajnerë të njohur. Por, të gjithë e dimë se yjet nuk duken gjithmonë kështu. Dhe disa prej tyre këtë e tregojnë pa asnjë problem. Disa nga bukuroshet e Hollywoodit nuk ngurrojnë të postojnë fotografi pa grim dhe flokë të stiluara në rrjete sociale – duke vërtetuar se edhe ato nuk janë perfektë. Më poshtë po ju sjellim disa fotografi që janë mbledhur nga llogaritë e të famshmeve në Instagram ku mund të shihet se ka shumë prej tyre që nuk përpiqen medoemos të duken bukur. Nuk i fshehin rrudhat, puçrrat, lodhjen, flokët e palara dhe nuk përdorin shumë filtera – janë thjeshtë të vërtetë. Dhe, kjo ndoshta është arsyeja pse ata marrin kaq shumë ‘like’ nga fansat e tyre – sepse janë të vërtetë në atë që janë 🙂 1. Sharon Stone 2. Evangeline Lilly 3. Amy Schumer 4. Elizabeth Banks 5. Zoe Saldana 6. Michelle Pfeiffer 7. Elle Fanning 8. Kerry Washington 9. Kristen Bell 10. Jada Pinkett Smith 11. Jessica Biel 12. Lisa Kudrow 13. Jessica Simpson 14. Jennifer Love Hewitt 15. Christina Ricci 16. Katherine Heigl 17. Eva Mendes 18. Dakota Fanning 19. Madonna