Aksident në Graçanicë, vetura del jashtë rrugës NULL NULL 08.07.2026 10:23 08.07.2026 10:23 Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Shushicë të Graçanicës. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident duket se është përfshirë vetëm një veturë, e cila ka dalë nga rruga. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të një përgjigjeje.