Israel Katz emërohet ministër i Jashtëm i Izraelit NULL NULL 31.12.2023 12:54 31.12.2023 12:54 Qeveria izraelite ka miratuar që Israel Katz të bëhet ministri i ri i Jashtëm. Kjo për të zëvendësuar Eli Cohen, i cili do të bëhet ministër i Energjisë si pjesë e një rotacioni ministror të paracaktuar, thuhet në një deklaratë të qeverisë. Emërimet i nënshtrohen miratimit nga parlamenti izraelit, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv. Cohen do të vazhdojë të shërbejë si anëtar i kabinetit të sigurisë. Qeveria izraelite dha gjithashtu dritën jeshile që zgjedhjet komunale të shtyra të zhvillohen në shkurt, me kusht që të miratohet parlamenti. “Zgjedhjet zakonisht nuk i mbajmë në kohë lufte, por këto zgjedhje janë përcaktuar paraprakisht. Ato tashmë janë shtyrë një herë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.