Yamal: Lopezi donte të qëndronte te Barça që nga fillimi NULL NULL 02.09.2025 20:10 02.09.2025 20:10 Lamine Yamal e ka diskutuar situatën e mesfushorit Fermin Lopez i cili këtë verë u lidh me një transferim te Chelsea. Ai tha për bashkëvendësin e tij se ka dashur që nga fillimi të mbetet te klubi i tij. “Ne po bënim shaka me Ferminin për transferimin në Angli… por ai është i lumtur në Barcelonë. Askush nuk dëshiron të largohet”, ka thënë Yamali për TVE. “E pyetëm për atë ofertën nga Anglia, por Fermini tha se është i lumtur këtu, nuk kishte plane për t’u larguar”.