Debati për ‘Lule Gjelin’: Akuza të forta për propagandë dhe manipulim politik (VIDEO) NULL NULL 28.07.2026 13:04 28.07.2026 13:04 Ditëve të fundit, në Kosovë ka shpërthyer debati rreth propagandës në rrjetet sociale, me vëmendje të veçantë te identitetet e rreme, konkretisht te profili anonim “Lule Gjeli”. Kush qëndron pas këtyre profileve, a po përdoren ato për ndikim politik, dhe ku kanë arritur hetimet institucionale, këto dhe të tjera janë diskutuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Opinionistja Elena Uka, ka deklaruar se pret nga organet e drejtësisë të veprojnë, duke shtuar se po linçohet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Këto fake accounts nuk besoj se janë të njerëzve të lirë që nuk kanë çfarë të bëjnë. Ajo që mua më ka bërë përshtypje për Lule Gjelin, ka qenë që gjithmonë kur ka komentuar në kontot e mia përpara, ka qenë gjatë kohës kur unë kam qenë fjet. Shpresoj që Prokuroria të veprojë, për shkak të linçimit që iu është bërë disa figurave dhe disa autoriteteve po ashtu edhe ndaj UÇK-së, mendoj që e ka thy një ligj”, u shpreh Uka në Klan Kosova. Nga ana tjetër, opinionisti Zejnullah Jakupi, tha se ky fenomen është një produkt i një kulture të gjerë shoqërore. “Nuk duhet të instrumentalizohet dhe të akuzohet vetëm një parti”, u shpreh Jakupi në “Kosova Today”. Sipas opinionistit Azdren Shala, forma të tilla të propagandës janë përdorur edhe në kohën e gazetave, jo vetëm në rrjetet sociale. “Politika jonë, kasti jonë politikë, propagandën e ka mjetin më efikas. Propaganda është formati, linçuesit janë veglat që i përdorin. Por unë mendoj që jemi duke u marrë me bishtin, jo me kokën. Propaganduesi më i madh në Kosovë është Albin Kurti, këto janë veglat që i përdorë”, u shpreh Shala në Klan Kosova.