Yakin: As që e kemi menduar të shkojmë në Serbi pa Xhakën NULL NULL 03.10.2024 16:53 03.10.2024 16:53 Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë, 2022 Kombëtarja e Zvicrës e nisi me dy humbje në Ligën e Kombeve. Por tani, djemtë e Murat Yakin po duan të marrin pikët e para kundër Serbisë si mysafir dhe në shtëpi kundër Danimarkës. Të enjten, 50-vjeçari prezantoi skuadrën për këto dy ndeshje. Duke u ndalur te kapiteni Granit Xhaka dhe lidhja e tij emocionale me Kosovën, Yakin tha se as që është menduar ndonjëherë të shkohet në Serbi pa të. “As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”, tha Yakin në konferencën për media, raporton Klankosova.tv. Në anën tjetër, Yakin njoftoi se Ruben Vargas nuk do të jetë pjesë e të ftuarve, për shkak të një lëndimi. Vendin e tij do ta zë Christian Witzig i FCSG, që është edhe prurje e re në ekip. Në ndeshjen e parë të Zvicrës, Nico Elvedi ishte përjashtuar me të kuq. Federata zvicerane e ka konsideruar vendimin për përjashtimin e tij si kontrovers, dhe prandaj thonë se është ndëshkuar me vetëm një ndeshje moslojë. Ai do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e tetorit. E para ndeshjes në St.Gallen kundër Danimarkës, do të ketë edhe nderime. Tre yjet e Nati, siç e quajnë zviceranët kombëtaren e tyre, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer and Fabian Schar, të cilët u pensionuan këtë verë, do të përshëndeten edhe zyrtarisht me fansat para ndeshjes. Ndërkaq, Xhaka dhe “dostat” e tij po presin të udhëtojnë për në Serbi, gjegjësisht në qytetin e Leskovcit, më 12 tetor. Ndeshja kundër Danimarkës do të luhet më 15 tetor.