Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artikulli serb për shqiptarët në Norvegji, paralajmëron Nëngurra: Rrezik, dilni dhe reagoni! (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 14:21

Se Serbia ka shërbime të cilat kujdesën për ekspansion dhe e kanë planin e ‘Serbisë së madhe’ të cilën tentojnë ta shfrytëzojnë e ta rrisin në secilën formë, tregon edhe një artikull norvegjez.

Bëhet fjalë për një pamflet në gjuhën serbe, e cila po përkthet dhe ka marrë dhenë në Norvegji. Titulli i këtij shkrimi është ‘Albanizimi me dhunë i një pjese të boshnjakëve të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon për më shumë se 150 vjet”, transmeton Klankosova.tv.

Se cilat janë pasojat e këtij dezinformimi, në emisionin “Kosova Today” gazetari Bardh Nëngurra bëri të ditur se gjatë ditës së diele pa një postim të tillë në gjuhën norvegjeze.

“Desha ta bëj një apel, ta sensibilizojë opinionin akademik shqiptar, që të merret sa më shpejt me këtë temë sepse është temë shumë e ndjeshme. Nëse dalin ata vëllezër të gjakut, dhe dalin se nuk janë shqiptarë, edhe pse është e drejtë e tyre, por nuk mund të na akuzojnë neve që i kemi islamizuar”, u shpreh Nëngurra në Klan Kosova.

Ai shtoi se kjo temë është tejet e rrezikshme, ndërsa bëri thirrje që të organizohet një tryezë për diskutim dhe të ftohen po të njëjtit që akuzojnë shqiptarët për islamizimin e tyre.

“Ky është një grup që është i paguar nga Serbia padyshim. Dilni dhe reagoni!”, tha ai ndër të tjera.

lajme të ngjashme