Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicra pret lojtarët e kombëtares, Xhaka: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet

NULL NULL
14.07.2026 14:25

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë Kupës së Botës, duke theksuar se arma më e fortë e skuadrës ishte uniteti.

Gjatë pritjes së organizuar për kombëtaren, Xhaka u shpreh krenar për paraqitjet e ekipit në turne, transmeton Klankosova.tv.

Shpresoj që ju kemi bërë të lumtur. Ajo që na bën të veçantë është uniteti ynë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por kemi një grup të bashkuar dhe një frymë të jashtëzakonshme skuadre. Në fund mund të jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur”, deklaroi ai.

Mesfushori zbuloi se tani do të shijojë pushimet me familjen, përpara se t’u rikthehet angazhimeve në klub.

Atmosfera në pritjen e organizuar në Turbinenplatz ishte festive, ndërsa tifozët përshëndetën me ovacione futbollistët e Zvicrës, me Granit Xhakën, Breel Embolon dhe Johan Manzambin që morën duartrokitjet më të mëdha.

lajme të ngjashme