“Xux dmth lojë” – Xuxi me deklaratë të fortë në darkën e të nominuarve (VIDEO) NULL NULL 27.11.2024 23:03 27.11.2024 23:03 Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, u pyet për lojën e tij në shtëpinë më të famshme në vend. Xuxi u shpreh se vetë prezenca e tij është lojë në Big. “Loja që bëhet në Big Brother përfshirë ata që nuk janë këtu dhe ata që janë këtu është në dyshe, treshe, katërshe e pesqe e në grupacione. Unë kam hy këtu si Xux dhe vetë prezenca ime është loja ime. Xux do me thënë lojë për ata që e kuptojnë e me një fjalë tjetër loja ime është vetë prezenca ime se publiku im është shumë i madh dhe mund të paramendoni për 25 vjet me publik në Kosovë e përtej oqeanit”, u shpreh Xuxi. Xuxi, mes tjerash, u shpreh se nuk bën koalicion me askënd në shtëpi për lojë. Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.