Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xi Jinping takohet me zyrtarë të lartë të BE-së në Pekin

NULL NULL
07.12.2023 11:51
Xi dhe zyrtarë të BE
Xi dhe zyrtarë të BE

Udhëheqësit evropianë takuan presidentin kinez, Xi Jinping të enjten në Pekin për bisedime të dominuara nga ndarjet midis BE-së dhe partnerit të saj më të madh ekonomik.

Presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, e rrethuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se kishte “mosbalancime dhe dallime të qarta që ne duhet t’i adresojmë”.

Kina dhe BE-ja kanë rritur angazhimin diplomatik këtë vit, duke kërkuar të përshpejtojnë rimëkëmbjen pas pandemisë dhe të riparojnë lidhjet e dëmtuara. Disa komisionerë të BE-së kanë vizituar Pekinin për të rifilluar dialogun e nivelit të lartë.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen me udhëheqësin e dytë të Kinës, kryeministrin, Li Qiang, më vonë gjatë ditës, raporton Dolche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

BE-ja shpreson që diskutimet e nivelit të lartë, të cilat janë bisedimet e para ballë për ballë në më shumë se katër vjet, do të trajtojnë interesat e përbashkëta si ndryshimi i klimës dhe shëndeti.

Bisedimet pritet gjithashtu të përfshijnë fusha më të mprehta, nga të drejtat e njeriut te lidhjet e vazhdueshme të Pekinit me Rusinë, pavarësisht luftës së kësaj të fundit në Ukrainë.

Kjo është mundësia e fundit për të dyja palët që të takohen personalisht përpara fillimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në vitin 2024, gjë që do të nënkuptojë një ndryshim në udhëheqjen e bllokut.

 

lajme të ngjashme