Xhiroja e pestë në Champions, ky është formacioni i javës NULL NULL 28.11.2024 13:25 28.11.2024 13:25 Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë në Champions League. Vlen të theksohet derbi i mbrëmshëm ku Liverpool e mposhti me rezultat 2:0 Real Madridin. Tashmë është publikuar formacioni zyrtar i garës më të fortë në futbollin evropian për klube. Aty dominojnë futbollistët nga skuadrat gjermane, dy nga Bayer Leverkusen, një nga Bayern Munchen dhe një nga Dortmund, njofton Sofa Score transmeton Klankosova.tv Por, më karakteristikja ishte notimi i portierit të Shakhtar Donetsk, Dmytro Riznyk, i cili u vlerësua me notën 10 për paraqitjen ndaj PSV Endhoen, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij me rezultat 3:2 nga ekipi holandez.