Xhensila Myrtezaj “goditet” me reçipeta gjatë performancës (VIDEO) NULL NULL 06.11.2022 12:28 06.11.2022 12:28 Trendi i hedhjes së reçipetave i nisur prej vitesh nga ikona latine, Maluma, po vijon të zhvillohet edhe në koncertet e estradës shqiptare. Së fundmi, në një koncert të Xhensila Myrtezaj dikush nga publiku duket t’i ketë hedhur reçipeta në mes të skenës, njofton Klankosova.tv. E një gjë të tillë duket të mos e ketë pëlqyer ylli i hitit “Paris”, e cila për një moment edhe e ka ndërprerë performancën. “E para nuk janë masa ime, e dyta me siguri është vajzë, ke gabuar adresë, gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh”, ka thënë ajo. Videoja nga performanca në fjalë është bërë virale dhe po bën xhiro në rrjet. @teutatea0 #xhensilamyrtezaj0 #viral_video #fyp #fyppppppppppppppppppp #fyppppppppppppppppppppppp ♬ Funny Laugh no no no – Sound Effect