Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka ka punë në ndeshjen e kthimit, Bayerni e mund lehtë Leverkusenin

NULL NULL
05.03.2025 22:55

Bayern Munchen e ka mundur 3:0 Bayer Leverkusenin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fituan falë golave të Harry Kane, 9 & 75′, dhe Jamal Musialës, 54’.

Ndërkaq, Leverkuseni luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62-të kur Nordi Mukiele pranoi kartonin e dytë të verdhë.

Kapiteni i mysafirëve, Granit Xhaka, ka punë që t’i motivojë bashkëlojtarët për një remondatë në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja u dha direkt në Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Art Motion.

lajme të ngjashme