Xhaferi: Zgjedhja ime kryeministër, sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike NULL NULL 02.02.2024 11:21 02.02.2024 11:21 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike. Kështu ka thënë ai pas takimit me anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçukun, raporton Klan Kosova. “Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për Kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.