Xavi: Zor se mund ta transferojmë Haalandin NULL NULL 09.05.2022 16:55 09.05.2022 16:55 DORTMUND, GERMANY - APRIL 14: Dortmund´s Erling Haaland during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Borussia Dortmund and Manchester City at Signal Iduna Park on April 14, 2021 in Dortmund, Germany. (Photo by Frederic Scheidemann/Getty Images) Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka pranuar që klubi i tij zor se mund ta transferojë Erling Haalandin. Përfaqësuesi i Norvegjisë pritet që ta lë Borussia Dortmundin në fund të këtij stinori dhe duket se Manchester City është pretendenti kryesor për ta siguruar firmën e tij. “Është shumë e vështirë për shkak të situatës ekonomike”, ka thënë kryetrajneri spanjoll në një konferencë për shtyp. “Nuk mund t’ju gënjej, ky është realiteti. Nuk do të thosha që është vetëm puna e parave. Nuk do të tregoj mungesë respekti për projektet sportive të klubeve të tjera. Ne nuk jemi i vetmi klub me projekt të mirë. City ka fituar shumë tituj dhe garon në nivelin më të lartë”.