William Walker dëshmon për krimet e luftës në Kosovë NULL NULL 29.01.2025 17:50 29.01.2025 17:50 Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, sot ka dhënë dëshminë e tij për krimet e luftës në Kosovë. Walker dëshminë e tij e dha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por se nuk dihet sakte se për cilin rast konkretisht. Seanca ku dëshmoi ish-diplomati amerikan u mbajt me dyer të mbyllura. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv Ishte pikërisht William Walker, i cili në vitin 1999-të pasqyroi para botës Masakrën e Reçakut. Kjo më pas edhe përshpejtoi intervenimin e forcave të NATO-s./Klankosova.tv