Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Will Smith shpjegon se si ka ndryshuar perspektiva e tij për paratë që kur mbushi 50 vjeç

NULL NULL
01.04.2024 10:05
Will Smith
Will Smith

Will Smith ka folur për paratë.

55-vjeçari ka folur për pasurinë e tij në një intervistë fundit, pasi raportohet se vlera e tij shkon deri në 350 milionë dollarë.

Duke iu referuar vetes si dikush “i cili ka pasur para, ka humbur para, pastaj i ka bërë sërish, më shumë se sa keni imagjinuar ndonjëherë”, Will shpjegoi se si ka ndryshuar këndvështrimi i tij për paratë.

“Gjysma e parë e jetës sime ishte mbledh, mblidh, mblidh, gjysma e dytë e jetës sime do të jetë jep, jep, jep”, tha ai. “Nuk e kuptova kurrë, si kur, e dini, shihni njerëz që do të jenë të pasur dhe të famshëm dhe, e dini, ata gjithmonë kanë atë moment diku rreth të 50-tave ku diçka ndryshon”.

Më pas Will zbuloi se çfarë i mësoi të qenit i pasur duke u rritur.

“Ajo që ndodh është se ju e kuptoni se asnjë prej tyre nuk mund t’ju bëjë të lumtur”, tha ai. “Sapo të keni blerë gjithçka që dëshironi dhe fjalë për fjalë nuk ka asgjë tjetër në tokë që dëshironi të blini, do të doja që kjo të ishte një dhuratë që të gjithë mund ta kishin, sepse nuk ka asgjë që materiali mund të bëjë për t’ju kënaqur”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme