WhatsApp afër shifrës së 1 miliardë përdoruesve NULL NULL 04.09.2015 13:23 04.09.2015 13:23 WhatsApp është afër shifrës prej një miliardë përdoruesish aktiv. Aplikacioni popullor ka kaluar 900 milionë përdorues në muaj, sipas themeluesit të tij, Jan Koum. Portali i mesazheve kishte kapur 800 milionë përdorues aktivë në muaj që prej prillit të kaluar. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook që bleu këtë aplikacion më 2014, ka ripostuar lajmin duke falenderuar Koum dhe skuadrën e WhatsApp, transmeton Top Channel.