Wes Brown mbetet në Sunderland NULL NULL 12.06.2015 19:32 12.06.2015 19:32 Mbrojtësi Wes Brown ka nënshkruar zgjatjen edhe për një vit të kontratës me ekipin e futbollit Sunderland. Lojtarit të dikurshëm të Manchester United, i cili ishte edhe futbollist i reprezentacionit të Britanisë së Madhe, i skadonte kontrata në Korrik të këtij viti. Mirëpo menaxheri i ekipit ka bërë me dije që kontrata e Brown është vazhduar edhe për një vit, transmeton Klan Kosova. Wes Brown ka bërë mbi 80 paraqitje me ekipin e Sunderlandit që prej bërjes pjesë e këtij ekipi në vitin 2011. / klankosova.tv