Waltz do të jetë ambasadori i ardhshëm në OKB pas largimit nga Shtëpia e Bardhë NULL NULL 01.05.2025 21:21 01.05.2025 21:21 Mike Waltz do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit, do të jetë këshilltari i përkohshëm i Donald Trumpit për sigurinë kombëtare. Tammy Bruce, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit që flet në emër të departamentit të Rubios, u tha gazetarëve në një konferencë për media se ajo kishte dëgjuar për vendimin prej tyre dhe nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak. Trump ndau lajmin për emërimin e Waltz si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në OKB në plaftormën e tij në mediave sociale, Truth Social, transmeton Klankosova.tv. “Kam kënaqësinë të njoftoj se do të emëroj Mike Waltz-in si ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trump. “Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltari im për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë në plan të parë interesat e kombit tonë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri”.